(VIDEO) Konfiskohen 35 mijë euro te një pasagjer në një autobus
Dogana po bëhet gjithnjë e më e “pasur”. Pas gjetjes dhe konfiskimit të afro gjysmë milion euro nga doganierët në një minubus nga Shqipëria, ata kanë ndaluar edhe një autobus tjetër nga Tetova, me çka në pikën kufitare Tabanoc, janë ndaluar dy persona, një shofer autobusi dhe një pasagjer, tek të cilët janë gjetur 34.965 euro të padeklaruara. Parat janë konfiskuar, ndërsa shoferi dhe pasagjeri janë ndaluar.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDHSME
“Zyrtarët policorë kanë ndaluar një autobus ‘Mercedes’, në pronësi të një agjencie turistike, i drejtuar nga R.F. (37) nga rajoni i Tetovës, i cili qarkullonte në relacionin Gjermani–Maqedoni. Gjatë kontrollit të autobusit, në rimorkio janë gjetur disa bidonë për të cilët personi nuk posedonte dokumente dhe leje për transport”.
Siç njoftojnë nga MPB, personat janë privuar nga liria sipas nenit 278 “kontrabandë” të Kodit Penal dhe nenit 29 të Ligjit për Punë Devizore, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Samir Mustafa /SHENJA/