
VIDEO/ Kualifikim dinjitoz, Çellsi shënon 3 gola ndaj Aston Vilës
Çellsi ia doli mbanë në raundin e 1/16-ave në FA Cup, duke mposhtur me rezultatin 1-3 Aston Vilën në transfertë, teksa siguroi një “biletë” për raundin pasardhës.
Në duelin e parë të zhvilluar në “Stemford Brixh”, blutë e Londrës nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola, teksa dueli u përsërit me Aston Vilën pritëse, por kësaj here ishte skuadra e Poketinjos, që arriti të shpërthente me 3 gola.
Në pjesën e pare, Çellsi arriti të shënonte 2 gola me Galager dhe Xhekson në minutat 11 dhe 21, ndërkohë që Enzo Fernandez, trefishoi shifrat në minutën e 54-t. Në fundin e sfidës, vendasit e Aston Vilës, shënuan golin e nderit me anë të Diabi-t.