
VIDEO / Lëkundjet e tërmetit trondisin konferencën e Benfikës
Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë solli panik para konferencës së Bruno Lage. Ky i fundit, trajner i Benfikës, doli në konferencë për shtyp para ndeshjes në Champions. Trajneri 48-vjeçar tregohet se po i drejtohej sallës, kur lëkundjet sizmike tronditën të pranishmit. Në sallën e konferencës ndodheshin gazetarë, nga të cilët po qarkullojnë dhe pamjet.
https://streamin.one/v/fec5b1fc
Bruno Lage e vijoi konferencën më pas normalisht. Vetë epiqendra e tërmetit tregohet 14 kilometra larg qendrës stërvitore të Benfikës.
Kujtojmë se klubi portugez pret nesër Monakon. Ndeshja e kthimit vlen për “play-off” në Champions, teksa e para u fitua nga Benfika me rezultatin 0-1.