VIDEO / Lëndimi horror i Xhanluixhi Donarumës, do të qëndrojë jashtë fushave për disa ditë
Portieri i PSZH-së, Xhianluixhi Donaruma, ka pësuar një “traumë në fytyrë” me “plagë të shumta”, sipas diagnostikimit fillestar nga shërbimet mjekësore të klubit parizien, pas goditjes me taka në fytyrë nga Uilfried Singo, gjatë ndeshjes së zhvilluar këtë të mërkurë kundër Monakos.
Portieri italian, i cili u detyrua të zëvendësohej për këtë arsye në minutën e 20-të të takimit në stadiumin “Luis II”, është rikthyer në Paris së bashku me gjithë ekipin, sipas njoftimit të PSZH-së, të publikuar në faqen zyrtare.
Të enjten është planifikuar që Donarumma, i cili e la fushën me këmbët e tij, t’iu nënshtrohet “kontrolleve mjekësore” për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe plagëve të dukshme në fytyrë.
Donnarumma 😨 pic.twitter.com/ldsYQ502TE
— Deen (@Deens786) December 18, 2024
“Ai do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa ditë”, – thuhet në komunikatën e PSZH-s.