![VIDEO/ Liverpulli me barazimin ndaj Fulhamit, kalon në finalen përball Çellsit](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/Andreas-Pereira-right-and-Liverpools-Luis-Diaz-jump-for-the-ball-during-the-English-League-Cup-semi-final-second-leg-soccer-match-between-Fulham-and-Liverpool-scaled-850x560.jpg)
VIDEO/ Liverpulli me barazimin ndaj Fulhamit, kalon në finalen përball Çellsit
Skuadra e Liverpullit është kualifikuar në finalen e “Karabao Kupës”, pasi fitoi 2-1 ndaj Fulham në aktin e parë, ndërkohë sfida “Krejven Kotixh” në Londër përfundoi në shifrat 1-1.
“The Reds” shënuan në minutën e 11-të. Diaz shfrytëzoi në maksimum një asist të Kuansah, për të zhbllokuar llogaritë. Vendasit nuk u dorëzuan dhe insistuan për golin e barazimit, të cilin e gjetën me anë të francezit Diop, në minutën e 77-të. Skuadra e Marko Silvas shkaktoi drithërima në stadium në minutat e fundit, Rodrigo Muniz gjuajti bukur nga brenda zonës, por u bllokua nga prapavija.
Në finalen e madhe të planifikuar të luhet në Londër, Liverpulli do të përballet me Çellsin e Armando Brojës, më 25 shkurt.