VIDEO/ Lojtarët njëzëri: Ne e kemi fajin, është një turp i madh!
Lojtarët e Barçës, që folën pas disfatës ndaj Viljarrealit, u treguan shumë autokritikë. Zhoao Kanselo ishte një nga zërat më të fuqishëm që siguroi se “faji është vetëm yni”.
“Unë flas për veten time, bashkëlojtarët e mi kishin një qëndrim shumë të mirë, por unë isha katastrofë. Mendoj se ishin 45 minutat më të këqia të karrierës sime. Jam duke menduar për stërvitjen nesër sepse dielli e del gjithmonë, dhe e mira e futbollit është se ne kemi një tjetër ndeshje të mërkurën dhe shpresojmë që t’i marrim tri pikët,” tha mes tjerash Kanselo.
Nga ana tjetër, reagoi edhe holandezi Frenki de Jong.
“Nuk ishte një ndeshje e mirë, por nëse humbet 0-2, shkon 3-2 dhe sërish humbet, nuk mund t’i pranojmë këto gjëra. Nuk mund të ndodhin në një ekip të madh. Nëse ke përvojë nuk mund të ndodhë”. Holandezi shtoi se “sigurisht që ka besim të plotë tek trajneri dhe stafi i trajnerëve, të cilët po bëjnë një punë shumë të mirë. Është faji ynë, faji i lojtarëve, ne i kemi të gjitha kushtet dhe nëse nuk rikthehemi, është faji ynë,” tha holandezi.
Edhe Ronald Araujo tregoi fytyrën e tij pas humbjes.
“Jam shumë i trishtuar për rezultatin pas përmbysjes, është turp për ne që ata e kthyen sërish rezultatin. Janë gabimet tona. Unë marr përgjegjësinë për atë golin e katërt, ndeshja tashmë po përfundonte, duhet të jeni më të përgjegjshëm dhe kritikë. Është një moment i vështirë, sepse menduam se mund të fitonim në shtëpi. Mendoj se personalisht duhet të jemi autokritikë dhe të dimë se duhet të punojmë,” potencoi Arauho.
Uruguajani theksoi për Çavin se “natyrisht që ka besim te trajneri, ai është trajneri ynë dhe na ka ndihmuar shumë që kur erdhi. Ne vijmë nga fitimi i La Ligës dhe Superkupës, nuk vijmë nga asgjëja. Jemi të gjithë bashkë, është një moment i vështirë, por duhet të vazhdojmë.”