Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) LSM mbajti protestë, kërkon pagë minimale prej 600 euro
Maqedoni

(VIDEO) LSM mbajti protestë, kërkon pagë minimale prej 600 euro

May 1, 2026

AA

“Për pagë, nuk lutemi, por luftojmë. Nën këtë moto sindikata mblodhi qindra punonjës që protestuan për ditën e 1 majit, duke kërkuar paga më të larta”.

Protestuesit thonë se ky është mesazh për të gjithë ata që duan ti nënvlerësojnë punëtorët. Ata deklarojnë se janë në rrugë për të kërkuar siguri po edhe dinjitet për të gjithë punëtorët, megjithatë, të gjithë kanë një kërkesë të përbashkët dhe ajo është rritja e menjëhershme e rrogës minimale.

Qytetar
“Kërkesa është e qartë, se rrogat janë të ulta dhe të njejtat duhet të rriten”.

QYTETARE

“Kërkesa ime është që të gjithë punonjësit ta vlerësojnë veten sepse punëtorët e bëjnë shtetin, prandaj duhet të jetë këtu me ne, ta ngrenë zërin, në nderë të atyre që humbën jetën duke kërkuar 8 orë punë”.

Punonjësit morën përkrahje edhe nga pensionistët.

QYTETAR

“Jam pensionist, jetoj këtu afër, praktikisht jam në oborrin tim, këtu jam për të mbështetur ish kolegët e mi me të cilët kam punuar, prandaj”.

Ndërkaq, kreu i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov tha se protestat janë për shkak se rreth 260 mijë punonjës jetojnë me pagë nën 600 euro.

SLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE

“Duhet të luftojmë edhe më ashpër, duhet të luftojmë edhe më shumë sepse pagat janë të ulta. Sot, për fat të keq 260 mijë punonjës jetojnë me pagë nën 600 euro, ndërsa për fat të keq këtu jemi vetëm disa mijëra njerëz për protestë”.

Në protestë folën edhe të tjerë sindikalist, e kjo ishte porosia e tyre.

SINDIKALIST

“Si sindikatë e pavarur e arsimit qëndrojmë fuqishëm pas kërkesave tona, e këkresa jonë është respektimi i marrëveshjes kolektive, të respektohet mënyra e përllogaritjes së pagës në bazë të koeficientit të rrogës minimale. Kërkojmë që sa më shpejtë të fillojë të respektohet marrëveshja kolektive dhe vlerësimi dinjitoz të punës së të punësuarve në arsim”.

SINDIKALIST

“Në Maqedoni, trendi më i ri, momentalisht është që të bëhet inzhiniering sindikal. Besoni se vetëm LSM-ja është në krah dhe mbron punonjësit, ashtu është, ashtu ka qenë dhe ashtu do të mbetet. Nuk mundet që sindikatët të thonë se për 1 maj nuk duhet të protestohet, kjo është turp i vërtetë për një sindikalist”.

Ndërsa qindra punonjës e pensionist protestonin, për qytetarët e tjerë dita e sotme ishte normale, disa prej tyre kalonin rreth protestuesve, ndonëse ishin me qese të mbushura e sapo kishin dalë nga marketet e lagjeve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë !?

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5255
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.