(VIDEO) Maqedonia e Veriut lidhet me të gjithë fqinjët me sistemin energjetik
“Sot nuk flasim vetëm për një projekt infrastrukturor. Sot flasim për diçka shumë më të madhe – për lidhjen, për stabilitetin dhe për të ardhmen e dy shteteve brenda familjes energjetike evropiane”, deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski, në vendosjen e gurthemelit të linjës së transmetimit 400 kilovoltëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
MARKETING

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Linja interkonektive Manastir –Elbasan nuk është një linjë e zakonshme. Ajo është simbol i një boshllëku të mbyllur që për vite me radhë qëndronte si pengesë në rrugën tonë. Korridori 8, i cili duhet të jetë arteria e ekonomisë, për një kohë të gjatë kishte një ndërprerje në rrjetin e tij energjetik. Sot, me këtë projekt, ai boshllëk më në fund mbyllet. Me ndërtimin e kësaj linje 400 kilovolt, të gjatë rreth 100 kilometra, vendosim lidhjen e fundit energjetike që mungonte me fqinjët tanë”.
Ai shtoi se ky interkoneksion nuk është vetëm një projekt kombëtar, por është pjesë e rrjetit energjetik evropian. Sipas Mickoskit, kjo nënkupton balancë, siguri dhe aftësi për të integruar burime të reja të energjisë.
Drejtori i SH.A. MEPSO, Burim Latifi tha se kjo linjë do të sigurojë do të rrisë stabilitetin e sistemit të transmetimit.
BURIM LATIFI, DREJTOR I MEPSO-S
“Me realizimin e këtij projekti, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria fitojnë një lidhje të re të fuqishme dhe strategjike elektroenergjite, e cila do të përfaqësojë sigurinë e furnizimit, do të rrisë stabilitetin e sistemit të transmetimit dhe do të hapë mundësi të reja për integrim më të thellë në tregun rajonal evropian të energjisë. Me këtë interkoneksion po mbyllim hallkën e fundit energjetike të Korridorit 8 pan-evropian”.
Projekti parashikon ndërtimi e rreth 100 km linjë transmetimi ajror, nga Stacioni Transformator Manastir II, deri në kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 17 milionë euro, i financuar përmes kredisë dhe grandeve nga BERZH dhe Fondet Europiane.
/SHENJA/