VIDEO/ Mbape drejton PSZH-në në çerekfinale, Bajerni “fundos” Lacion në Munih
Mbrëmë u mësuan emrat e dy skuadrave të para çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve. Pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, PSZH triumfoi me 2-1 “Reale Arena” në San Sebastian ndaj Real Sosiedadit, duke prerë kështu një biletë për në fazën tjetër.
Pjesa e parë u vendos nga një gol i Kilian Mbape-s, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, ishte pikërisht sulmuesi francez që kompletoi dopietën. Në fund një gol i Merinos për vendasit vlejti vetëm për statistikë.
Në Munih ishte një kualifikim i madh i Bajern Munihut. Pavarësisht disfatës 1-0 në aktin e parë, Bajerni përmbysi gjithçka, pasi fitoi me 3-0 ndaj Lacios në “Allianz Arena” në Munih). Kampionët e Gjermanisë vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar 2 herë. Kejn shënoi golin e parë në minutën e 38-të, pas një asisti të Guerreiro, ndërsa Tomas Muler dyfishoi llogaritë në minutën e 45-të.
Ekipi i Mauricio Sarrit e pati mjaft të vështirë që të futet në lojë, me teknikun e lacialëve që nisi pjesën e dytë me disa ndryshime. Hari Kejn shuajti një herë e mirë shpresat e italianëve, me golin e tij në minutën e 66-të.
PSZH dhe Bajern Munihu janë dy nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit në Ligën e Kampionëve.