(VIDEO) Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, udhëtuan jashtë shtetit
Vikendi i zgjatur dhe festa e Fitër Bajramit ka bërë që të zbrazët Maqedonia e Veriut. Vetëm brenda 12 orëve, mbi 20.000 qytetarë kanë vendosur të kalojnë festën jashtë vendit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se 3040 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 4430 shtetas të huaj e kanë lëshuar vendin nga kufiri i Bllacës.
MARKETING

GOCE ANDREEVSKI, ZËDHËNËS I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
“Në pikën kufitare Bllacë nga dje deri sot, nga ora 12:00 kanë hyrë 1.979 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 3.040 e kanë lënë vendin. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë në vendin tonë kanë hyrë 6.339, ndërsa 4.430 e kanë lënë atë”.
Fluks më i madh i qytetarëve është regjistruar në vendkalimit Bogorodicë, ku siç njoftojnë nga MPB, 7945 shtetas të vendit kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 2708 të huaj e kanë lëshuar vendin.
GOCE ANDREEVSKI, ZËDHËNËS I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
“Në vendkalimin kufitar Bogorodicë nga ora 12:00 deri sot në orën 12:00, në vend kanë hyrë 1224 shtetas të Maqedonisë dhe janë larguar 7954 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë 3098 kanë hyrë në vendin tonë dhe 2708 janë larguar nga vendi ynë”.
Në drejtim të Shqipërisë janë larguar 607 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 1,844 shtetas të huaj, ndërsa në vend kanë hyrë 484 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 1955 shtetas të huaj.
Samir Mustafa /SHENJA/