(VIDEO) Mbi 9 000 qytetarë kanë dalë përmes Tabanocit, 9 000 të tjerë drejt Greqisë
Gjatë fundjavës së zgjatur festive, pikat kufitare po shënojnë një intensitet të shtuar të qarkullimit, me një numër dukshëm më të madh daljeje nga shteti sesa hyrjesh, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
MARKETING

Në pikën kufitare Bogorodicë, në periudhën nga mesdita e së enjtes deri në mesditën e së premtes , nga shteti kanë dalë 6.864 shtetas maqedonas, ndërsa hyrje janë regjistruar 1.394 persona. Në të njëjtën periudhë, 4.753 shtetas të huaj kanë hyrë në vend, ndërsa 5.070 e kanë lënë atë.
Presioni më i madh është vërejtur në pikën kufitare Tabanovc, ku 9.150 shtetas të RMV-së kanë dalë nga shteti, ndërsa 3.158 kanë hyrë. Sa u përket shtetasve të huaj, 7.360 persona kanë hyrë, ndërsa 5.449 kanë dalë nga vendi.
Qarkullim i shtuar ka edhe në pikat e tjera kufitare. Në Dojran, 546 shtetas maqedonas kanë dalë nga shteti, ndërsa 241 kanë hyrë, ndërsa te shtetasit e huaj 1.212 kanë hyrë dhe 1.114 e kanë lënë vendin.
Në pikën kufitare Mexhitli, dalje nga shteti kanë realizuar 832 shtetas maqedonas, ndërsa hyrje 129. Sa i përket shtetasve të huaj, 3.347 kanë hyrë, ndërsa 3.038 e kanë lënë vendin. /SHENJA/