(VIDEO) Mickoski: Maqedonia e Veriut ka çmimet e derivateve më të lira në rajon
Pavarësisht rritjes së fundit të çmimeve të derivateve, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë vendi me çmimet e derivateve më të lira në rajon. Kështu deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i cili mes tjerash shtoi se për shkak të kësaj, me naftë dhe derivate të naftës po furnizohen edhe qytetarët e vendeve fqinje. Mickoski deklaroi se nuk ka vend për panikë dhe se gjendja me naftë është stabile.
Duke i komentuar propozimet e opozitës për ulje të akcizave të naftës dhe propozimet tjera, kryeministri tha se janë duke shqyrtuar disa opsione që t’ua bëjnë përditshmërinë më të lehtë qytetarëve.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Shtypje më të madhe bëjnë qytetarët e vendeve fqinje që vijnë tek ne, në vendbanimet afër pikave kufitare për tu furniuar me naftë. Por, pavarësisht asaj, kemi mjaftueshëm rezerva dhe kompanitë që kryejnë furnizime me derivate të naftës kanë mjaftueshëm rezerva. Sa i përket inflacionit, në muajin shkurt, harxhimet, krahasuar me shkurtin e vitit 2025-së u rritën për 2,9%. Pavarësisht kësaj, prap mund të them se kemi inflacionin më të ulët në rajon. Jemi duke shqyrtuar disa masa, por ajo që dua të them është që nuk ka vend për panikë”.
Foli edhe për shkeljet që kanë bërë kompanitë e derivateve në ditën e ngritjes së çmimeve, duke mos shitur naftë, po edhe masat që do merren ndaj tyre, po paralajmëroi edhe marketet që të mos ngrisin çmimet e produkteve ushqimore duke u bazuar në konfliktin izraelito-iranian, sepse siç tha, dënimet do të jenë të ashpra.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Janë bërë mbi 1 mijë kontrolle nga ana e Inspektoriatit të tregut janë konstatuar 30-të shkelje, një pjesë e tyre shkelje më të mëdha, disa më të vogla. Do të veprohet në bazë të ligjeve duke ju shqiptuar dënime shkelësve të ligjit. Sa i përket marketeve, ndoshta ma marin si dobësi kur mundohem që në mënyrë normale dhe në mënyrë krejtë normale të gjejmë zgjidhje, të mos jemi agresiv dhe në mënyrë të tillë të gjejmë zgjidhje. Deri në momentin e rubikonit do ti shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që në mënyrë normale me dialog të vijmë deri tek zgjidhja. Por, nëse dikush e kalon rubikonin, do të jemi të ashpër”.
Kur jemi tek rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore, opozita ka bërë disa propozime, siç është edhe rritja e pagës minimale po edhe ulje të TVSH-së dhe akcizës së naftës.
Mevludin Imeri /SHENJA/