Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Mickoski: Nuk ka kushte për të hap kushtetutën, reagon Taravari
Maqedoni

(VIDEO) Mickoski: Nuk ka kushte për të hap kushtetutën, reagon Taravari

March 24, 2026

AA

“Qeveria momentalisht nuk mendon për hapje të Kushtetutës”. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh i prerë për këtë çështje, sepse siç tha nuk janë krijuar kushte politike për realizimin e së njëjtës. Këtë deklaratë kryeministri e bëri në Gjykatën Kushtetuese ku u diskutua për vendosjen e një ankese kushtetuese, për realizimin e së cilës, duhet të bëhen ndryshime kushtetuese.

MARKETING

Sample Image

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Ndryshimi i Kushtetutës është një çështje politike. E cila në këtë rast përfshin një çështje ligjore, domethënë nevojën që Gjykata Kushtetuese më në fund të fitojë peshën e saj në vetë Kushtetutën, imagjinoni një Gjykatë Kushtetuese që nuk ka peshën e vet në vetë Kushtetutën. Dhe tani kemi arritur në një situatë ku ajo që është një barrë e së kaluarës duhet të zgjidhet dhe ne do ta zgjidhim atë kur të krijohen kushte politike. Për momentin, kushte të tilla politike nuk janë krijuar”.

Pas kësaj deklarate të kryeministrit, ka reaguar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ai thotë se deklarata e Mickoskit se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”, pa ofruar asnjë afat apo plan konkret se kur këto kushte do të krijohen, thotë ai, është jo vetëm e paqartë, por edhe shqetësuese për të ardhmen evropiane të vendit.

Arben Taravari, kryetar i ASH-së

“Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht: A ka vendosur kjo Qeveri të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian? Sepse çdo ditë pa ndryshime kushtetuese është një ditë më larg Evropës dhe më afër izolimit. Ne i bëjmë thirrje koalicionit VLEN që të zgjohet nga gjumi i thellë politik dhe të përballet me përgjegjësinë që ka marrë para qytetarëve. Premtimi i tyre për të realizuar ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve është obligim dhe përgjëgjësi politike”.

VMRO-DPMNE në disa raste ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese nuk do të realizohen pa garancione të qarta. Ndërkohë, ndërkombëtarët vazhdimisht bëjnë apel që vendi ta kryej detyrën e saj, të bëjë ndryshimet kushtetuese, t’i vendos bullgarët në Kushtetutë, në mënyrë që ta vazhdoj rrugën e saj euroatlantike.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Të ngjajshme

(VIDEO) Rriten denoncimet për dhunë, ministri thotë se është ndërgjegjësuar policia

(VIDEO) Rriten denoncimet për dhunë, ministri thotë se është ndërgjegjësuar policia

  • March 24, 2026

(VIDEO) Janeva nuk heq dorë nga ndryshimet e ligjit për arsim të lartë

(VIDEO) Janeva nuk heq dorë nga ndryshimet e ligjit për arsim të lartë

  • March 24, 2026

Trump dhe Modi diskutojnë për Lindjen e Mesme dhe Ngushticën e Hormuzit

Trump dhe Modi diskutojnë për Lindjen e Mesme dhe Ngushticën e Hormuzit

  • March 24, 2026

Siljanovska-Davkova pas takimit me homologun kroat: Nuk ka vend për standarde të dyfishta në procesin eurointegrues

Siljanovska-Davkova pas takimit me homologun kroat: Nuk ka vend për standarde të dyfishta në procesin eurointegrues

  • March 24, 2026

Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë

Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë

  • March 24, 2026

Maqedonci: Në dhjetor do të kemi municionet e para të prodhuara në Kosovë me standard të NATO-s

Maqedonci: Në dhjetor do të kemi municionet e para të prodhuara në Kosovë me standard të NATO-s

  • March 24, 2026


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri,

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 shteti duhet të shlyejë 124,6 miliardë denarë borxhe, rreth

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.