(VIDEO) Mickoski: Pa veprim të BE-së, nuk ndryshon qëndrimi i Bullgarisë
Ky vendim vetëm se konfirmon të gjithë ato teza që i kemi pas ne si qeveri, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar konkluzionin e fundit të OKB-së, ku është konstatuar shkelje e të drejtave të maqedonasve etnik nga ana e shtetit të Bullgarisë. Mickoski pret që ky vendim të ketë efekt. Përkatësisht ai sqaroi se, nuk pret që të ketë efekt ndaj politikës së politikanëve bullgar, posaçërisht jo tani në këtë fushatë parazgjedhore, por se ky vendim konfirmon tezat e qeverisë aktuale së Maqedonisë. Ai shtoi se, politika e qeverisë është konzistente t’i argumentojë pozicionet e saja në skenën ndërkombëtare.
MARKETING

Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së
“Çdo muaj, çdo tremujor marrin njohje të re të për të gjitha ato politika që i udhëheqim. Unë sinqerisht pres që në periudhën vijuese. Unë nuk besoj se kjo mund të sjell në ndryshim të qëndrimit të fqinjit tonë lindor pa veprime të forta dhe të fuqishme nga Brukseli dhe vendet më të mëdha anëtare të Bashkimit Evropian. Por, ajo në të cilën besoj është se, argumentet tona janë të sakta, argumentet tona konfirmohen nga dita në ditë në skenën ndërkombëtare” .
Mickoski më tej shtoi se, kush do që beson në teorinë se me ndryshimin e kushtetutës do të përfundojnë sfida e Maqedonisë gënjehet, duke përmendur deklaratën e ish presidentit bullgar Rumen Radev, se vet personalisht ka bllokuar dy herë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë se, Bullgaria ka bllokuar me veto fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, duke kushtëzuar heqjen e vetos me futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Kjo kërkohet edhe me propozimin francez, i cili është miratuar në Kuvendin e Maqedonisë, gjatë kohës kur në pushtet ishte LSDM-ja. Kjo e fundit, po ashtu, filloi preocesin e ndryshimeve kushtetuese, por nuk arriti t’i realizojë ato pasi nuk i kishte votat e nevojshme. Ndërkaq, Qeveria aktuale, në këmbim të ndryshimeve kushtetuese, kërkon garanca se vendi nuk do të përballet me kërkesa të reja gjatë procesit eurointegrues.
Teuta Buçi /SHENJA/