(VIDEO) Mohon akuzat e sindikalistëve, Ljutkov: Të gjitha vendimet që marr janë në përputhje me ligjin
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, i cili i rrethuar nga disa drejtorë, ka komentuar konferencën për media të sindikatës. Ai i quajti të turpshme pretendimet kundër tij. Sipas ministrit Lutkov, marrëveshja e përgjithshme kolektive parashikonte rritje të pagave në sektorin publik me 10 për qind nga shtatori i vitit 2023. Ministria e Kulturës kishte propozuar nënshkrimin e një aneksi të marrëveshjes kolektive për harmonizim, por sindikata e kishte refuzuar këtë propozim.
ZORAN LJUTKOV, MINISTËR I KULTURËS
“Dua të theksoj qartë se si ministër gjithmonë qëndroj në anën e punonjësve të kulturës dhe angazhohem për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Asnjëherë nuk kam vepruar në mënyrë arbitrare dhe nuk kam mohuar të drejtat e garantuara të punëtorëve. Të gjitha vendimet që marr janë në përputhje me ligjin dhe me parimin e trajtimit të barabartë për të gjithë të punësuarit në sektorin e kulturës”.
Ljutkov tha se sindikata kërkon që pagat e punonjësve të kulturës të llogariten mbi një bazë më të lartë minimale se ajo e përcaktuar me ligj për sektorin publik. Sipas tij, në vitin 2025 paga minimale për llogaritjen e pagës bazë bruto në sektorin publik ishte 36.037 denarë, ndërsa sindikata kërkonte që llogaritja të bëhej mbi bazën e 39.641 denarëve.
Samir Mustafa /SHENJA/