![VIDEO / Momente paniku, ariu futet në shtëpi ish-futbollistit të Man. Sitit dhe Bajernit!](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/01/Ariiu-te-shtepia-e-Demikelisit.jpg)
VIDEO / Momente paniku, ariu futet në shtëpi ish-futbollistit të Man. Sitit dhe Bajernit!
Momente frike dhe paniku për ish-futbollistin argjentinas të Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis, teksa një ari futet në shtëpinë e tij.
Në një video të postuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij Evangelina Anderson, janë momentet e frikës që përjetoi familja e trajnerit aktual të Monterreit gjatë festave të Krishtlindjeve.
Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shihet ariu duke lëvizur në oborrin e shtëpisë së Demikelis.
Visitante inesperado! Um urso deu as caras na casa do técnico Martín Demichelis em Monterrey.pic.twitter.com/bKF5ldPeCZ
— Leonardo Bertozzi (@lbertozzi) January 3, 2025