VIDEO/ Momenti kur 35-vjeçari i vendos tritolin agjensisë funerale ne Shkodër! Ja çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë
Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 35-vjeçar është shpallur në kërkim për hedhjen e tritolit në derën e një agjencie funerale.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se i dyshuari është afruar i maskuar, ka ndezur lëndën plasëse dhe e ka hedhur në derë. Pas shpërthimit, ai është larguar me qetësi.
Ngjarja është kapur në kamera dhe ka ndihmuar në identifikimin e personit të dyshuar, të cilin policia tani po e kërkon. Specialistët janë duke punuar për të kapur 35-vjeçarin dhe për të zbardhur plotësisht këtë incident.