
Video: Momenti kur shembet objekti në Gjakovë ku vdiqën tre fëmijë

Si rezultat i shembjes së një objekti të pabanueshëm në fshatin Jabllanicë, dje vdiqën tre të mitur.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, në afërsi shihet momenti kur ky objekt është shembur.
Në sekondat e parë të videos shihet një objekt në anën e djathtë të incizimit. Pas disa sekondave, dëgjohet një zhurmë e madhe dhe shihet pluhuri nga shembja.
Xhirimet e këtyre kamerave kanë kapur edhe momentin kur Policia e pranon informatën, pasi deri rreth orës 23:00, nuk dihej se objekti kishte zënë fëmijë brenda.