
VIDEO/ Në Turqi shënohet goli më i çuditshëm në historinë e futbollit
Në ndeshjen mes Alaniasporit dhe Trabzonsporit në kuadër të Superligës së Turqisë është shënuar ndoshta goli më i çuditshëm ndonjëherë në histori të futbollit.
Alaniaspor ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Turqisë, të zhvilluar të hënën mbrëma. Golat për vendasit u shënuan nga Oguz Aydin (5’, 38’) dhe Efecan Karaca (73’), ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Nicolas Pepe (90+).Megjithatë, goli i dytë i ndeshjes i shënuar në minutën e 38-të ishte ai që vodhi gjithë vëmendjen. Portieri i mysafirëve nisi ndeshjen nga vija e pesë metërshit, por qendërmbrojtësi Stefano Densëil nuk ishte i vëmendshëm. Densëil vazhdon të fliste me bashkëlojtarët duke harruar lojën dhe topin, ndërsa aty reagoi shpejt Aydin, i cili shënoi i pa penguar dhe në portën e zbrazët.
Not sure what Stefano Denswil thought to himself👀pic.twitter.com/UyvCRc3EDh
— BabaGol (@BabaGol_) March 5, 2024
Ky gol i shënuar në Superligën e Turqisë ka pushtuar tashmë rrjetet sociale duke u bërë viral për mënyrën e gabimit të mbrojtësit të Trabzonspor.