Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Nesër hapet xhamia më e madhe në Shkup
Maqedoni

(VIDEO) Nesër hapet xhamia më e madhe në Shkup

February 17, 2026

AA

STAND UP, MEVLUDIN IMERI – GAZETAR

“Fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit do të jetë i veçantë për besimtarët në Shkup, sepse pikërisht në fillim të këtij muaji, në kryeqytet do të hapet xhamia më e madhe po në të njëjtën kohë edhe më e bukur”.

E veshur me ar 22 karatsh, xhamia veç tjerash, është edhe një nga xhamitë më të kushtueshme në vendin tonë.

Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, në një prononcim për TV Shenja, theksoi se Xhamia do të jetë në shërbim të besimtarëve nga teravia e parë dhe do të jetë e hapur për falje të pesë kohëve të namazit.

QENAN EF ISMAILI, MUFTI I SHKUPIT

“Hapja e Xhamisë, hapja e përkohshme siç ne i themi e Xhamisë, të bëhet natën e parë të Ramazanit, me teravinë e parë ku do të thirret edhe ezani i parë dhe njëkohësisht do të jetë e hapur edhe për pesë namaze ditore, duke përfshirë këtu edhe namazin e teravisë dhe do të vazhdojë edhe në namazin e Bajramit ku do të falet edhe namazi i Bajramit”.

E shtrirë në një sipërfaqe rreth 10 mijë metra katrorë, Xhamia siç njoftoi Ismaili, së bashku me hapsirat ndihmëse mund të pranojë rreth 3 mijë besimtarë gjithësej. Gjatë muajit të shenjtë punimet do të ndërpriten, por të njëjtat do të vazhdojnë menjëherë pas festës së Bajramit.

QENAN EF ISMAILI, MUFTI I SHKUPIT

“Parashifen që punimet të përfundojnë nga fundi i vitit, kështu janë parashikimet, por kjo nuk varet çdo herë vetëm nga një faktor. Ka faktorë të ndryshëm, bëhet fjalë për një projekt madhor, shumë të madh, pra parashikimet janë që nga fundi i vitit të rrumbullaksohen dhe të futet në funksion xhamia përgjithmonë”.

Ndërtimi i Xhamisë nisi në vitin 2017. Katet e poshtme të xhamisë do të jenë zyrat e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, një sallë konferencash me kapacitet rreth 250 persona, një dyqan prej 500 metrash katrorë, zyrat e Këshilltarit për Shërbimet Fetare si dhe një parking për 36 automjete. Xhamia gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të jetë e hapur edhe për gjininë femërore, veç vakteve të namazit, do të jetë e hapur edhe për faljen e namazit të teravisë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin “gjuetinë” ndaj

November 23, 2026
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15611
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin

Në territorin e Komunës së Butelit sot po zhvillohen kontrolle të shtuara inspektuese, në koordinim me shërbimet inspektuese të Qytetit

Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak

Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Tabanocit, pasi kishte drejtuar automjetin me shpejtësi 158 kilometra në orë,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.