(VIDEO) Nikolloski: Autostradat ecin sipas planit, pa borxhe ndaj “Bechtel & Enka”
Punimet në ndërtimin e autostradave, korridoreve që po ndërtohen nga konsorciumi “Bechtel & Enka” vijon sipas planit dhe se shteti aktualisht nuk ka asnjë borxh ndaj kontraktorit, ka deklaruar kështu, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
MARKETING

Në një interviste për “Kanal 77”, Nikolloski tha se si opozitarë ka qenë kritikuesi më i madhë i kësaj kontrate vetëm për faktin se e njëjta vazhdon të vlerësohet si informacion i klasifikuar. Ai tha se në çdo takim vazhdon të kërkojë deklasifikimin e saj, por se udhëheqësia e konsorciumit e refuzon. Minmistri foli edhe për mundësinë e shkëputjes së kontratës.
ALEKSANDAR NIKOLLOSKI – ZV. KRYEMINISTËR
”Kishim dy zgjedhje, të shkëputnim kontratën, të shkonim në arbitrazh dhe me siguri të humbisnim edhe 250-260 milionë euro të tjera, ose t’i detyronim ata të punonin. Mendoj se është më e ndershme që projekti të përfundojë për paratë që shteti i ka paguar tashmë, sesa t’ua falim ato”.
Nikollovski sqaroi se rritja aktuale e çmimeve të karburanteve nuk pritet të shkaktojë kosto shtesë të menjëhershme për projektin. Ai shpjegoi se kontratat e mëdha ndërtimore parashikojnë atë që njihet si “rregullim rrëshqitës” i çmimeve bazuar në parametrat kyç si bitumi dhe transporti.
ALEKSANDAR NIKOLLOSKI – ZV. KRYEMINISTËR
”Për momentin gjendja është stabile. Vitin e kaluar kishim rritje të çmimeve në projektet e Bechtel & Enka dhe Sinohydro, por nëse situata me karburantet stabilizohet brenda 2-3 muajve të ardhshëm, nuk do të kemi probleme. Nëse shtrenjtimi vijon, do të ulemi të bisedojmë”.
Së fundmi, është raportuar se nga konzorciumi “Bechtel & Enka”, nga puna janë larguar një numër i madhë i punonjësve të angazhuar në ndërtimin e Korridorit 8-të, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.
Mevludin Imeri /SHENJA/