(VIDEO) Nisin punimet për zgjerimin e bulevardit “Boris Trajkovski”
“Pritjeve të gjata u erdhi fundi. Pas disa denoncimeve nga TV Shenja, autoritetet kanë vendosur të rifillojnë punimet për zgjerimin dhe rindërtimin e bulevardit “Boris Trajkovski”.
Duke qenë i vetëdijshēm për vonesat e shkaktuara nga ish pushtetet, herën e fundit kur e pyetëm kreu i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski premtoi se punimet në këtë aks rrugor, do të përfundonin deri në fund të vitit.
ORCE GJEORGJIEVSKI
“Po presin jo 4 vjet, por presin zgjidhje tashmë 15 vite. E thash dhe jam i bindur se shiritet e bulevardit, “Mumin Potok”, Boris Trajkovski dhe Ljubljanska do t’i presim gjatë vitit të ri”.
Punimet në këtë bulevard kanë nisur që para shtatë vitesh, në kohën kur në krye të qytetit ishte Petre Shilegov.
Pas ndryshimit të pushtetit dhe ardhjes së Danela Arsovska në krye të kryeqytetit, procesi u bllokua për një periudhë të gjatë, duke shkaktuar pakënaqësi dhe reagime të shumta nga qytetarët.
Mevludin Imeri /SHENJA/