(VIDEO) Paralajmërime për shi intensiv dhe përmbytje
Niveli i lumenjve ka shënuar rritje të dukshme për këtë periudhë të dhjetorit, për shkak të reshjeve të fundit. Ky ndryshim është vërejtur në disa pika matëse, njoftoi Drejtoria për Punë Hirdometerologjike. Rritja e niveleve ujore paraqet një nga fenomenet tipike sezonale, ndërsa nuk raportohet për probleme të menjëhershme nga rritja e nivelit të ujit.
DPHM
‘’Niveli i rritur i lumenjve në raport me mesataren e dhjetorit është evidentuar sot në Pçinja te Banja e Katllanovës, në Vardar te Jegunovca, Shkup, Veles dhe Demir Kapi, në Treska te Makedonski Brod, në lumin Crna te Novaci, në Drinin e Zi te Lozhani, si dhe në Sateska te Botuni’’.
DPHM thekson se nivelet e ujit të Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, sipas matjeve janë brenda mesatares. Gjithashtu sipas parashikimit të DPHM-së, nesër do të ketë reshje lokale shiu të cilat do të pakësohen në orët e pasdites. Ndërsa sipas tyre deri në fund të javës pason një periudhë me mot kryesisht stabil dhe me rritje të temperaturave ditore, përjashtuar ultësirat ku do të ketë paraqitje mjegulle. /SHENJA/