(VIDEO) Për 24 orë gjashtë të arrestuar për dhunë në familje
Gjashtë persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, gjithsej ka pasur shtatë kallëzime vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Kështu njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Dhuna fizike më shumti ka ndodhur mes çifteve bashkshortore, por nuk është kursyer dhuna as edhe e babait nga djali, apo djalit nga babi. Nga MPB, njoftojnë se rastet e dhunshme kanë ndodhur në disa qytete të vendin, duke përshirë Shkupin, Kumanovën, Vallandovën, Strumicën dhe Vinicën.
MARKETING

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 21.03.2026 në orën 02:00, nëpunës policorë e privuan nga liria K.A.(27) nga rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të babait të tij 68-vjeçar se rreth orës 18:00, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, duke përdorur një mjet të fortë ia ka dëmtuar automjetin e udhëtarëve dhe më pas ia ka thyer xhamin e përparmë të automjetit”.
Dhunë ka pasur edhe ndaj grave, ku bashkëshorti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 20.03.2026 në një fshat të komunës së Vallandovës, nëpunës policorë e privuan nga liria një 29-vjeçar pasi në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 26-vjeçare. Ndërkaq, poashtu në këtë datë, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria R.P.(52) nga Strumica, pasi në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 46-vjeçare”.
Për rast të njejtë informojnë edhe nga SPB Kumanovë, të cilët theksojnë se është privuar nga liria N.D.(44) nga Kumanova, pasi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 32-vjeçare. Ndërkaq, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.B.(33) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij se rreth orës 19:30 në shtëpinë familjare në Shkup fizikisht i ka sulmuar atë dhe fëmijën e tyre të mitur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Samir Mustafa /SHENJA/