(VIDEO) Për Arben Fetain dhe Fatmir Limanin vendoset në qershor
Rikonstruimi i Qeverisë do të ndodh në maj ose qershor. Kështu u përgjigj kryeministri Hrisitjan Mickoski, gjatë një pyetje të gazetarëve se çfarë do të ndodh me Arben Fetain dhe Fatmir Limanin, pasi ky i fundit postoi një fotografi me Ali Ahmetin, Mickoski tha se këto gjëra do të diskutohen dhe vendosen me rikonstruimin e Qeverisë.
MARKETING

Hristijan Micksoki, kryeministër
“Ne kemi një marrëveshje në parim si partnerë koalicioni në Qeveri, të tre strukturat politike, pra, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni ” Vlen” dhe partia politike ZNAM. Ne njoftuam se në maj ose qershor do të kemi një rikonstruksion në vetë Qeverinë dhe sigurisht shumë nga çështjet gjatë dhe para rikonstruksionit do të vihen në tryezë dhe do ta diskutojmë”.
Ndërsa sa i përket çështjes nëse Ziadin Sela do të bëhet pjesë e qeverisë, ai tha se për momentin nuk sheh hapësirë për negociata me parti tjera politike.
Hristijan Micksoki, kryeministër
“Si koalicion kemi bashkëpunim korrekt dhe për momentin nuk shoh hapësirë për bisedime me subjekte politike tjera. E përsëris, fytyrën mund ta ruash një vit, ndërsa mund ta humbësh për një moment”.
Muajt e fundit janë bërë shumë lëvizje brenda koalicionit qeverisës, ndërsa kryeministri rikonstruimin e ka paralajmëruar qysh në fundvit.
Emine Ismaili /SHENJA/