(VIDEO) Pesë të arrestuar për shkelje në trafik
Pesë shtetas të RMV-së janë privuar nga liria në 24 orët e fundit. Arsyeja për arrestimin e tyre siç njoftojnë nga MPB lidhet me drejtim të pakujdesshëm të automjetit.
Dy prej të arrestuarve njëri nga Kumanova dhe njëri nga Dibra kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, një shofer në autostradën “Miqësia” ka drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Ndërkaq dy të tjerë njëri nga Kërçova dhe njëri nga Çashka kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtim.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një komunikacion më të sigurt”
Gjithashtu, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar për arrestim të një gruaje nga fshati Bojanë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria G.Sh. (42) nga fshati Bojanë i Shkupit, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe dëmtimit të pronës së huaj”.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Mevludin Imeri /SHENJA/