(VIDEO) Popullsia në Maqedoni po plaket, arsyeja kryesore është emigrimi
Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket, dhe arsyeja kryesore nuk është shkalla e ulët e lindjeve, por emigrimi i popullsisë, kështu thuhet në raportin përfundimtar të Entit Shtetëror të Revizionit në përputhje me Programin Vjetor të Punës për vitin 2025, për auditimin e kryer me temën “Plakja e Popullsisë”. Sipas të dhënave të vërejtura nga Auditori, mosha mesatare e popullsisë në vend është rritur nga 32.3 vjet, sa ishte në vitin 2000, në 41.8 vjet në vitin 2024, gjë që, tregon se pjesëmarrja e personave mbi 65 vjeç është në rritje, ndërsa pjesa e brezave të rinj është në rënie.
MARKETING

Tabelë: Enti Shtetëror i Revizionit
“Ka pasur edhe rënie drastike si në numrin e nxënësve të regjistruar në klasën e parë ashtu edhe në të diplomuarit e shkollave të mesme, numri i të cilëve tani është shumë më i vogël se sa ishte gjashtë vjet më parë. Është veçanërisht shqetësuese se disa nga njerëzit që largohen nga vendi nuk e bëjnë këtë për shkak të mungesës së mundësive të punësimit, por për shkak të kushteve më të mira të jetesës jashtë vendit”
Auditim vëren se, megjithëse institucionet kompetente kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete, kujdesi i plotë dhe i përshtatshëm për të moshuarit mbi moshën 65 vjeç dhe për menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve në kushtet e plakjes së përshpejtuar të popullsisë nuk është siguruar”.
Maqedonia e Veriut, sipas raportit, është në një nga proceset më të shpejta të plakjes demografike në Evropë. Kjo situatë, sipas Entit Shtetëror të Revizionit kërkon reforma urgjente sistemike – duke përfshirë rritjen e moshës së daljes në pension, rregullimin e normave të kontributeve, rishikimin e modelit të rregullimit të pensioneve, diversifikimin e investimeve në shtyllën e dytë dhe rritjen e kapacitetit për shërbime për të moshuarit.
Anida Murati /SHENJA/