(VIDEO) Presidenti i Shqipërisë nis vizitën zyrtare në RMV
Nga Komuna e Çairit, presidenti shqiptar Bajram Begaj filloi vizitën zyrtare disa ditore në Shkup. Pas pritjes, nikoqiri u kujdes që musafirin ta dërgojë në disa vende nga më historiket në Shkup. Në ndalesën e par, Presidentin e priti edhe myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.
Ndalesa e fundit ishte Çarshia e Vjetër dhe Sheshi Skenderbeu. Pasi përcolli musafirin, Mexhiti zbuloi detaje nga bisedimet që patën me Begajn.
IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Presidenti na mbështet në përpjekjet dhe synimet tona sepse shqiptarët në RMV janë faktor i rëndësishëm edhe në ekzekutiv po edhe procese të tjera normal që kemi bashkëbisedu për ligjin për përfaqësim adekuat të shqiptarëve, kemi bisedu për Marrëveshjen e Ohrit, për integrimin e vendit, për të kapur hapin bashkë me Shqipërinë”.
Ndryshe, Begaj veç Çairit, do ta vizitojë sot edhe Çashkën, nesër do të ketë takime zyrtare edhe me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa do të vizitojë edhe Tetovën e dhe Gostivarin.
Mevludin Imeri /SHENJA/