(VIDEO) Protesta e studentëve shqiptarë, Mickoski: Studentët shkelën drejtësinë, nuk e kënduan himnin maqedonas
Ndonëse tha se nuk dëshiron të komentojë protestën e 18 majit të studentëve shqiptar, Kryeministri Hristijan Mickoski, me parashtresën “nuk” bëri më shumë se komente, duke përmendur flamujt shqiptar që i mbanin në duar protestusit, moskëndimi i himnit maqedonas, e deri tek përzirja e siç tha, disa faktorëve të jashtëm. Ai madje tha se studentët e juridikut, të cilët luftojnë për drejtësi, në këtë protestë e kanë shkelur ligjin.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR
“Nuk do të komentoj për fyerjet, kjo është me të vërtetë çështje e edukimit familjar që arrihet në 7 vitet e para të jetës. Nuk do të komentoj as atë incident të dhunshëm që ka ndodhur, as nuk do të komentoj për ndërhyrjen e jashtme në çështjet e brendshme të Maqedonisë nga disa faktorë të jashtëm. Do t’i lëmë të gjitha këto si folklor. Ajo në të cilën po punojmë ne si qeveri aktualisht është sigurimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme, nëpërmjet së cilës ky dhe një numër problemesh të tjera që i kemi trashëguar nga e kaluara do të zgjidhen”.
Mickoski tha se e dënon sjelljen e partisë opozitare, siç përmendi, Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse ata, tha se kanë pasur mundësinë për 20 vjet t’i zgjidhnin këto çështje. Mickoski thotë se zgjidhja ligjore do të dërgohet në Komisionin e Venecias.
Kujtojmë se një numër i madh studentësh të hënën më 18 maj, në Shkup, mbajtën protestën e dytë, pas asaj të 6 prillit, me çka kërkojnë që provimi i jurisprodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, por në këtë protestë, ata gjithashtu kërkuan që gjuha shqipe të zbatohet në mënyrën e duhur në të gjitha institucionet. Në këtë protestë morën pjesë edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova, por e njëjta mori përkrahje edhe nga qytetarë të tjerë nga të gjitha trojet shqip-folëse.
Samir Mustafa /SHENJA/