
VIDEO / Prova e fundit e Italisë para Shqipërisë mbyllet me fitore
Një gol i mesfushorit Davide Fratesi i ka mjaftuar Italisë për të siguruar fitoren në testin e fundit miqësor që mbyll përgatitjet e saj para udhëtimit drejt Gjermanisë për “Euro 2024”.
Ashtu siç pritej, kundërshtarët e parë në grup të Shqipërisë, kanë bërë rotacion në këtë ndeshje ndaj Bosnjë Hercegovinës, me Spaletin që ka provuar elementë të tjerë në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë.
Por Italia u shfaq më solide se në ndeshjen e disa ditëve më parë dhe krijoi raste më me vazhdimësi. Gjithsesi, takimi i vendos nga një gol i vetëm në fundin e pjesës së parë i shënuar nga Fratesi me një goditje spektakolare, pas asistit të Kiezës.