(VIDEO) Qeveria ia merr licencat 6 kompanive që prodhonin kanabis mjekësor
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ka njoftuar se Qeveria në mbledhjen e sotme ua ka marrë licencat 6 kompanive të licencuara për prodhim kanabisi për qëllime mjekësore, pasi kontrollet kanë treguar se ato e kanë ruajtur në mënyrë të papërshtatshme lulen e thatë, e cila ishte e hapur, pa vulosje dhe jo e paketuar në kuti kartoni, si dhe kanë pasur një sërë shkeljesh të tjera të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike. Siç njoftoi Aliu, kontrolli është kryer në 13 nga gjithsej 43 kompani me licencë, pasi në Serbi u kontrabandua një sasi më e madhe marihuane .
AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Nëse shkojmë në mënyrë individuale, kompanive që prej sot u janë marrë licencat janë ‘Alfafarm’, ‘Green Life’, ‘CBD Medplant’, ‘Life Plant’, ‘Atafarm’ dhe ‘Kanabidois’, mungesat janë të ndryshme, nga aspketi administrativ, nga aspekti infrastrukturor, nga aspketi teknologjik nga kapacitetet njerëzore e kështu me radhë”.
Përveç kontrolleve të kryera deri më tani në 13 subjekte juridike, Aliu paralajmëroi kontrolle në të gjitha 43 subjektet juridike të cilat kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore.
Për shkak të lëshimeve dhe keqpërdorimeve të mundshme të identifikuara në rregulloret ekzistuese ligjore, Aliu njoftoi një zgjidhje të re ligjore që do të miratohet kur të përfundojnë kontrollet në të 43 subjektet ligjore, cila ai tha se do të ketë një zgjidhje ligjore që do të jetë në përputhje me direktivat e BE-së dhe atë që mungon në terren.
Samir Mustafa /SHENJA/