
VIDEO/ Rasmus Hojllund, vendos rekord të ri në Permier Ligën e Anglisë
Rasmus Hojlund thjesht nuk ndalet së shënuar në Premier Ligën e Anglisë, me fanellën e Mançester Junajtedit. Sulmuesi ka hapur ndeshjen kundër Lutonit, duke arritur të përfitojë nga një gabim në mbrojtje, përpara se të mposhte portierin për të shënuar një gol të mrekullueshëm pas vetëm 35 sekondash.
Danezi dyfishoi epërsinë në minutën e shtatë, duke e dërguar në rrjetë harkimin e Alejandro Garnaço. Rasmus tani është bërë lojtari më i ri në historinë e Premier Ligë që ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi. Ai e bëri këtë në moshën 21 vjeç, 14 ditë, duke e kaluar Xho Uillokun me 21 vjeç, e 272 ditë.
Hojlundi i është bashkuar gjithashtu një “grupi të rrallë lojtarësh” të Man. Junajtedit që kanë shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në Premier Ligë, duke u krahasuar me emra si Kristiano Ronaldo dhe Erik Kantona, që llogariten si legjenda të “Djajve të Kuq”.