VIDEO / Reali mjaftohet me barazim, Siti “deklason” norvegjezët në “Etihad”
Liga e Kampionëve mësoi dy skuadrat e tjera çerekfinaliste. Pasi që fitoi 3-1 ndaj Kopenhagës në sfidën e parë, në takimin e kthimit, Man. Siti, triumfoi në shtëpi sërish me shifrat 3-1.
Kampionët e Europës e nisën ndeshjen me “marshin e pestë”, teksa zhbllokuan llogaritë që në minutën e pestë. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Akanxhi u tregua i saktë nga brenda zonës, duke ndëshkuar mysafirët. Goli i dytë nuk vonoi shumë, portieri i skuadrës daneze, Grabara, nuk kontrolloi si duhet një goditje të fortë të Alvarezit.
Spetakli i pjesës së parë nuk kishte fund, pasi norvegjezi Mohamed Eljounosi ngushtoi shifrat në të 29-tën minutë në 2-1. Në të 45-tën, Haaland thelloi shifrat. Në pjesën e dytë, për “Qytetarët” kualifikimi ishte thjeshtë një formalitet.
Në fazën tjetër kaloi edhe Real Madridi. Pas suksesit 1-0 në përballjen e parë ndaj Lajpcigut, në “Santiago Bernabeu”, ekipi nga Madridi u mjaftua me barazimin 1-1. Gjermanët dominuan në pjesën e parë, por nuk ishin konkret para portës së “Los Blankos”. Në minutën e 65-të, Vinicius “tundi rrjetën” e mysaforëve, ndërsa vetëm pak më vonë, Orban vendosi ekuilibrat në 1-1.