(VIDEO) Romët, qytetarët që kujtohen një herë në vit, 67% janë të papunë
MARKETING

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga viti 2021, në vend jetojnë 46.433 persona që janë deklaruar si romë. Ata përbëjnë rreth 2,53 për qind të popullsisë së përgjithshme rezidente, e cila arrin në 1.836.713 banorë. Këto të dhëna tregojnë se komuniteti rom është një nga komunitetet etnike më të mëdha në vend. Sipas raportit më të ri të OSCE-së (2025), mbi 30% e romëve në Maqedoni jetojnë në varfëri, ndërsa shkalla e papunësisë është dy herë më e lartë krahasuar me popullsinë e përgjithshme. Për më tepër, rreth 20% e familjeve rome nuk kanë qasje në shërbimet bazë komunale si uji dhe kanalizimi, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre. Pavarësisht ekzistencës së strategjive për përfshirje, raporti thekson se zbatimi i tyre është i kufizuar, duke kontribuar në vazhdimin e përjashtimit social të komunitetit rom.
Në ditën ndërkombëtare te romëve, qytetarët u shprehen të diskriminuar dhe jo të barabartë me qytetarët e tjerë. Gjithashtu romët thanë se kanë të rinjë të arsimuar por që nuk janë në pozita sepse udhëheqësit e shtetit nuk pranojnë dhe i injorojnë.
QYTETAR ROM
“Momentalisht po, jo, jo, dobët është puna. Për shembull, unë në Tekno Metall kam qenë 40 vite, të rinjtë nuk i pranojnë. Edhe atje ku duhet t’i pranojnë, nuk i marrin. Nuk e di cila është arsyeja, por kryesisht nuk i pranojnë. Firma jonë është shkatërruar, Tekno Metall ka qenë e njohur. Tani jo, unë jam pensionist dhe kaq, jam i kënaqur”.
Ndërkaq, një tjetër qytetarë theksoi se janë të bllokuar, nuk janë askund në ndonjë institucion publik apo shtetëror, ku shprehet se ata nuk funksionojnë.
QYTETARË ROMË
“Aspak nuk ndihem i barabartë me qytetarët e tjerë, sepse jemi të bllokuar. Nuk jemi në ligj, nuk jemi në pushtetin ekzekutiv, nuk jemi askund në ndonjë institucion publik apo shtetëror. Do të thotë, nuk funksionojmë, ndërkohë që jemi 120 mijë romë në Republikën e Maqedonisë. Po, po, ne kërkojmë të jemi të përfaqësuar në të gjitha institucionet e shtetit. Së pari, nuk jemi në ligj, prej kohësh, nuk kemi deputet, nuk kemi përfaqësim në ekzekutiv, nuk kemi në ndërmarrje publike ndonjë drejtues apo drejtor”.
Po ashtu, kanë marrë pjesë dhe kanë uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve në Shutkë, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski dhe kryetari i Komunës së Shutkës, Kurto Dudush. /SHENJA/