(VIDEO) Rrugët e Dizhonit që një vit me baltë, punimet nisën para fushatës
“Rreth një vit më parë, këto rrugica të lagjen Dizhon të Komunës së Çairit, ishin të bllokuara dhe të pakalueshme përshkak të bollduzherëve që punonin në to. Një vit më vonë, rrugët janë po të bllokuara, por jo nga bollduzherët, por nga balta e cila vjen si pasojë e rreshjeve të shiut”.
MARKETING

Përshkak të rreshjeve, qarkullimi në këto rrugë ishte i reduktuar dhe lëvizjet e qytetarëve ishin të vështirësuara.
Se pse këto rrugë kanë mbetur në këtë gjendje dhe deri ku është procedura për asfaltimin e tyre, TV Shenja pyeti Komunën e Çairit nga ku thanë se punimet po realizohen në bazë të planifikimeve.
Nga Komuna thonë se në një nga rrugicat, është përfunduar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, përfshirë edhe kyçjet për çdo shtëpi, ndërsa asfaltimi tashmë është realizuar plotësisht.
KOMUNA E ÇAIRIT
“Aktualisht, në terren po zhvillohen punime për testimin e gypit kryesor të rrjetit të ujësjellësit, pas së cilës do të vijojë procesi i kyçjeve individuale. Në tërësi, realizimi i punimeve në këtë zonë ka arritur mbi 70%, ndërsa pritet që fazat e mbetura të përfundojnë në vijim”.
Përveç fushatës, dhe para saj, po në këto rrugë Mexhiti doli edhe një muaj më parë, nga ku njoftoi se projekti në tërësi përfshinë asfaltimin e 18 rrugëve dhe se investimi përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit fekal, rrjetit të ri të ujësjellësit dhe rikonstruksionin e plotë të rrugëve. Sipas autoriteteve, rrjeti i kanalizimit fekal është përfunduar në të gjitha rrugët dhe degëzimet anësore.
Mevludin Imeri /SHENJA/