(VIDEO) Shaqiri: Nuk duhet pranuar një ligj i cili nuk ka masa ndëshkuese
“Nuk duhet pranuar një ligj i cili nuk ka masa ndëshkuese në drejtim të atyre të cilët nuk e respektojnë përfaqësimin e drejtë”, kështu tha deputeti i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, Rijad Shaqiri, në emisionin “Debat në Shenja” i cili u pyet nëse deputetët e ASH-së, do të mbështesin Ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat. Ai tha se ligji ende nuk ka arritur në Kuvend që ta shohin në detaje se çfarë përmban ai ligj, përndryshe do ta analizojnë ligjin dhe do të parashtrojnë amendamente.
MARKETING

Rijad Shaqiri, deputet
“Në këtë rast në momentin që t’i mbështet një ligj pa masa ndëshkuese t’i nuk sjell ligj por sjell një rregullore, e rregullorja është një akt nënligjor i cili jetë në vullnetin e lirë të institucionit apo personit i cili kryeson me institucionin, a do ta zbaton atë apo jo. Nëse gjithë ato vërejtje në bazë të amendamenteve që do t’i propozojmë pranohen dhe ai ligj merr një format tjetër atëherë ne mund të ulemi të bisedojmë dhe ndoshta mund ta votojmë, por përderisa nuk pranohen amendamentet tona për të cilat do të kemi vërejtjet tona konkrete ai ligj nuk duhet të kalon”.
Sa i përket dokumentet të shpërndarë, ku deputeti Rijad Shaqiri, kishte parashtruar një kërkesë deri tek Sekretari Gjeneral i Kuvendit, në gjuhën maqedonase, Shaqiri, tha se e vërteta është se kërkesa e tij është adresuar edhe në gjuhën shqipe, por që siç tha ai, “shqipes” as vulë në Kuvend nuk i vendosin.
Rijad Shaqiri, deputet
“I kam edhe dëshmitë me vete. Më vjen keq se në momentin që ne si deputetë shqiptar, mundohemi ta sulmojmë VMRO-në, nuk merremi aspak me VLEN-in, sepse është ajo thënia famoze ‘Zot, fali se nuk dinë çfarë bëjnë’ nuk jemi marrë asnjëherë me ta se nuk kam kohë të merrem se e di kapacitetin e tyre, edhe… ne kishim përplasje me nënkryetarin e VMRO-së, më vjen keq se si mund të kenë një orkestrim të tillë kur ne si shqiptarë ballafaqohemi me maqedonasit, portalet të cilët i kontrollojnë ata, neve na sulmojnë”.
Ndërkaq, i pyetur nëse ka ambicie për të kandiduar për kryetar të partisë, deputeti, Rijad Shaqiri tha se, nuk ka ambicie për të qenë kryetar i Aleancës për Shqiptarët, duke theksuar se ASH është në fazën e organizimit të Kongresit të rregullt partiak. Po ashtu çështja gjyqësore sa i përket vulave ai tha se mori epilogun dhe se presin rikonfirmimin e gjykatës për ta verifikuar atë që është si vendim i përgjithshëm i gjykatës së apelit.
Anida Murati /SHENJA/