Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Shkolla “Zdravko Cvetkovski” ofron bazën e arkitekturës
Maqedoni

(VIDEO) Shkolla “Zdravko Cvetkovski” ofron bazën e arkitekturës

April 23, 2026

AA

Shkolla e mesme profesionale  e qytetit të Shkupit “Zdravko Cvetkovski” sot ka organizuar “Ditën e Hapur”, ku nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur punime nga më të ndryshmet, duke bërë në një farë mënyre edhe prezantimin e shkollës për semimaturantët, të cilët u njoftuan nga afër me atë se  çfarë ofron shkolla.

Profesoresha Erblina Muhaxheri, njëherësh edhe arkitekte,  për Televizionin Shenja tha se interesimi i nxënësve për tu regjistruar në këtë shkollë rritet nga viti në vit. Mesazhi i saj është që nxënësit e klasave të nënta mos të hezitojnë, por të përcaktohen për njërin nga katër drejtimet që ofron shkolla.

ERBLINA MUHAXHETI, PROFESORESH

“Është i mjaftueshëm, është i mirë. Çdo vit kemi më shumë e më shumë nxënës të interesuar, si për arkitekturë, si për dizajnë, si për ndërtimtari dhe gjeodizi. Mund të themi se më tepër të interesuar janë në arkitekturë dhe në dizajnë. Duke pas parasysh se edhe mu më ka ndihmuar shumë, sepse unë vet kam mësuar këtu, me të vërtet të ndihmonë shumë, d.m.th hapat e parë i marrin prej këtu, prej shkollës së mesme”.

Përveç teorisë, në këtë shkollë zhvillohet edhe mësimi praktik, sidomos për nxënësit e drejtimit të Ndërtimtarisë. Kështu njoftoi profesoresha e Ndërtimtarisë, Sevime Memishi. Sipas saj, shkolla ofron kushte jashtëzakonisht të mira, që nxënësit të vazhdojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të përgatiten sa më mirë për tregun e punës.

SEVIME MEMISHI, PROFESORESH  

“Kemi edhe pjesën teorike, por kemi edhe pjesën praktike, gjithashtu kemi edhe punimet e ndryshme, vizatime të ndryshme, kemi edhe praktikë që është mjaftë mjaftë e rëndësishme, kemi praktiken duale që tashmë tre vite është bërë, praktika e cila i dërgojmë nxënësit nëpër kompani dhe pastaj kompanitë i detyrojnë që të punojnë, të bëjnë praktikë, të bëjnë punime të ndryshme laboratorike”.

Se mësimi është tejet atraktivë dhe ndihmonë shumë në formimin profesional, e dëshmon edhe nxënësja e vitit të 3 , Hanka Baki. Ajo madje tha se të njejtin drejtim do ta vazhdojë edhe në fakultet.

HANKA BAKI, NXËNËSE

“Unë personalishtë si nxënëse e vitit të tretë, kam kaluar gati tre vite, vitin që vjen jam maturante dhe jam shumë e kënaqur me profesorët dhe me kushtet që i ofron shkolla. Po, edhe fakultetin gjithashtu mendojë se do ta vazhdojë të njejtin drejtim”.

Ndërkaq,  Shkolla e mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup ofron katër drejtime kryesore, sikurse  Teknik i Arkitekturës, Teknik Dizajnues për arkitekturë të brendshme, Teknik i Ndërtimtarisë dhe Teknik i Gjeodezisë. “Dita e Hapur” do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa nga drejtoria e shkollës bëjnë thirrje  për të gjithë semimaturantët  që të marrin pjesë, për t’u njohur nga afër me kushtet dhe mundësitë që ofron kjo shkollë.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.