Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Shpresë e re për rrugën Shkup-Bllacë, Zekolli: Ka përfunduar tenderimi!
Maqedoni

(VIDEO) Shpresë e re për rrugën Shkup-Bllacë, Zekolli: Ka përfunduar tenderimi!

May 17, 2026

AA

“Nga kjo rrugë kemi parë shumë video promovuese, premtime për ndërtim të shpejtë të rrugës, sepse kjo rrugë është një projekt strategjik për vendin. Por, edhe pas rreth një dekade, rruga Shkup-Bllacë mbetet ndër projektet më të zvarritura infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut. Segmenti kryesor i rrugës prej 10.2 kilometrash nuk ka nisur ende me ndërtim. Tani pritet miratimi final i projektit nga BERZH-I”.

Krahas gjithë këtyre prolongimeve të punimeve, zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli hedh një shpresë të re për jetësimin e këtij projekti. Ajo për TV Shenja-n shprehet optimiste se punimet në këtë rrugë do të nisin shumë shpejtë.

Kaltrina Zekolli Shaqiri, zv/ministre e Transportit          

“Mund të them se pjesa e tenderimit ka përfunduar. Po presim përgjigje nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rikonstruim. Ata e kanë fjalën e  fundit, sepse kemi grant nga ta dhe kemi kredi. Kredia është diku 160 milion euro, ndërsa grantin që e marrim është 30 milion euro. Unë jam optimiste së shumë shpejtë do të dalim me një lajm të mirë për këtë rrugë, por nuk mund ta jap ende informata më të detajuara.

Projekti për autostradën Shkup –Bllacë daton nga viti 2014. Pas premtimeve disa vjeçare, ndërtimi i segmentit të parë filloi në vitin 2020. Zyrtarët e partisë atëkohë në pushtet BDI, me video lavdëroheshin për këtë projekt, i cili nuk përfundoi kurrë.

Kosova në anën tjetër, e ka përfunduar pjesën e saj prej 56 kilometrash në vetëm 5 vjet. Autostrada “Arben Xhaferi” shtrihet nga Prishtina deri te kufiri i Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe është i qarkullueshëm qe shtatë vjet.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë !?

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5255
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.