(VIDEO) Siljanovska Davkova takohet me Begajn: “Shqiptarët, shtetformues konstruktiv dhe demokratik”
Me nderimet më të larta shtetërore dhe solemne, presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, priti në takim zyrtar presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. “Shqiptarët janë shtetformues dhe kontribues, konstruktiv dhe demokratik”, kështu u shpreh presidenti shqiptarë në konferencën pas takimit me Siljanovskën. Begaj duke përmendur disa herë rëndësinë e e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi se faktori shqiptarë ka qenë dhe mbetet kyç për stabilitetin politik në qeverisje dhe në avancimin euroatlantik të RMV-së.
Bajram Begaj, president i Republikës së Shqipërisë
“Shqipëria e vlerëson arritje historike Marrëveshjen Korrnzië të Ohrit dhe ne vlerësojmë jashtëzakonisht shumë përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie funksionale multietnike përmes zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin prej saj. Ne besojmë se përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz dhe adekuad i shqiptarëve në institucioneve shtetërore, zbatimi i plotë i ligjit të gjuhës shqipe…janë elemenë thelbësorë për kohezionin social, stabilitetin institucional”.
Siljanovska-Davkova u shpreh se me homologun e saj shqiptar nuk kanë lënë temë pa diskutuar, ndër to edhe eurointegrimin e të dyja vendeve në BE.
E pyetur për thirrjen e eurodeputetit Vajc që RMV të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe ta shfrytëzoj momentin për anëtarsim në BE, sepse tani është momenti i duhur, Siljanovka u përgjigj se këtë thirrje e ka dëgjuar shumë herë tashmë, por tani kërkojnë garancione. Ndërsa shtoi se nga pozitë që është nuk i takon t’u bëjë thirrje deputetëve që të bëjnë ndryshimet kushtetuese.
Gordana Siljanovska Davkova, presidente e RMV-së
“Ne jemi rekorderë i ndryshimeve kushtetuese. Edhe këtë herë përsëri na kërkohen ndryshime kushtetuese. Kuptohet se qëndrimi jonë është nga e patjetrueshmja te e domosdoshmja, garancione dhe që nuk do të paraqitet sërisht ‘momenti i duhur’ dhe një kërkesë e re për ndryshime kushtetuese”.
Ata gjithashtu u dalën edhe tek raportet shumë të mira që gëzojnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke shtuar se vendet tona nuk kanë çështje dhe konteste të hapura, gjë që mundëson bazën e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Presidenti Begaj vizitën zyrtare e ka nisur të ejten në Çair dhe do ta përfundoj të shtunën në Tetovë dhe Gostivar.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/