
VIDEO / Sistemi “VAR” demaskon golin si Maradona të Gambias!
Ndeshje e çmendur dhe deri në frymën e fundit, por në fund buzeqeshi Kameruni që me fitoren ndaj Gambias arrin të kualifikohet si i dyti dhe mer gjithashtu edhe një dhuratë nga Senegali që në anën tjetër mundi Guinean 0-2 dhe i dha mundësi Kamerunit që të kalonte si e dyta në grup.
Kameruni që e nisi pa Onana ndeshjen, shënoi i pari por më pas ishte Gambia ajo që në pjesën e dytë bëri përmbysjen 2-1. Por, atëherë kur dukej se shpresat e Kamerunit po veniteshin, vjen një autogol dhe goli në fund nga Kristofer Vooh.
Gambia provoi të barazonte dhe e bëri me një prekje me dorë si Maradona, por pas rishikimit në systemin “VAR”, goli u hoq.