
VIDEO / Skocia pritet me valle, mesfushori MekGin dhuron momente humoristike
Shqipëria ka qenë kombëtarja e parë që ka zbarkuar në Gjermani për “Euro 2024” dhe me radhë kanë filluar të vijnë në këtë vend edhe ekipet e tjera përfaqësuese që marrin pjesë në aktivitet.
Pas saj radhën e kishte Skocia, e cila në hotelin e saj është pritur në mënyrë të veçantë nga vendasit. Një grup valltarësh folklorikë gjermanë i kanë mirëpritur skocezët duke krijuar një ambient të veçantë dhe mesfushori Xhon MekGin, nuk ka ngurruar t’u bashkohet menjëherë.
Futbollisti i Aston Vilës është përfshirë në vallëzime, duke dhuruar disa momente humoristike ne këtë pritje shumë të veçantë që iu bë ekipit.
.#Scotland arrive in Germany and John McGinn joins in Bavarian dance. pic.twitter.com/EdcpWWZ2Og
— Ronnie Esplin (@RonnieEsplin) June 9, 2024