
VIDEO/ Skuadra e kategorisë së katërt eliminon Espanjolin e Marash Kumbullës
Nuk kanë fund surprizat në Kupën e Mbretit në Spanjë, ku skuadra e Barbastros, që militon në kategorinë e katërt, ka eliminuar Espanjollin e Marash Kumbullës, duke e mposhtur me rezultatin 2-0, në raundin e 1/32-ve.
Një mbrëmje historike kjo për modestët e Barbastros, që dërgojnë në shtëpi skuadrën e La Ligës, duke i dhënë një leksion futbolli. Titullar në këtë duel u aktivizua edhe mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë.
FINAL EN BARBASTRO!!¡¡ Enormes!!!@UD_Barbastro vuelve a tumbar a un PRIMERA tras ganar 2-0 al @RCDEspanyol y ahora espera un rival de Supercopa (Madrid , Barça , Mallorca o Athletic) pic.twitter.com/n31huRwTMD
— pablo barrantes (@pablobarrantes) December 3, 2024
Espanjoli në këtë përballje regjistroi 13 gjuajtje në kuadrat, pa mundur të shënojë, ndërsa vendasit, të 2 gjuajtjet e vetme në kuadrat i kthyen në gol.