
VIDEO / Skuadra kosovare përmbyset me 3 gola në Podgoricë
Debutim i hidhur në arenën europiane për skuadrën kosovare të Malishevës, që u mposht me rezultatin 3-0, mbrëmjen e sotme nga Buduçnos, në duelin e zhvilluar në Podgoricë.
Edhe pse kosovarët triumfuan në sfidën e parë me rezultatin 1-0, nuk arritën të menaxhonin këtë rezultat duke u përmbysur pas humbjes 3-0 në sfidën e kthimit.
Golat e Ivanoviç, Griviç dhe Perisiç, i siguruan kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës skuadrës së Buduçnost, që tashmë do të përballet me CSKA 1948 Sofia.
https://goals.zone/fk-buducnost-podgorica-fc-malisheva-20240718