VIDEO / Uest Hemi sërish mund Arsenalin, Brajtoni leksion Totenhamit
Uest Hemi bind me fitoren 0-2 në derbin e Londrës ndaj Arsenal në “Emirates Stadium”, takim i vlefshëm për javën e 19-të të Premier Ligës. Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa goli i parë u realizua në minutën e 13’, ku pas një super asisti të Bouen, Saouçek e dërgon topin në fundin e rrjetës.
Takimi vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 55’, ku pas një goditje këndi nga Vard-Prouse, Mavropanos shënoi me një goditje të fortë me kokë. Pas një ndërhyrje të gabuar të Deklan Rajsit, Uest Hem fitoi penallti dhe pati mundësinë të realizojë golin e tretë, por Benrahma u ndal nga Raya. Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, me Arsenal që renditet në vend të dytë me 40 pikë, dy më pak se Liverpool-i kryesues, teksa Uest Ham qëndron në vend të gjashtë me 33 pikë.
Brajtoni bën “poker” ndaj Tottenham në javën e 19-të të Premier League, me sfidën e luajtur në “Amex Stadium” që u mbyll me rezultatin 4-2.
Ndeshja foli më shumë për “pulëbardhat”, të cilat gjetën avantazhin në minutën e 11’, me Hinshelëood që zhbllokoi sfidën pas asistit të dhuruar nga Joao Pedro. Më tej, Brajtoni fitoi penallti, që u ekzekutua nga Zhoao Pedro, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.
Në minutën e 63’ Estupinan realizoi një perlë të vërtetë dhe thelloi avantazhin për skuadrën e De Zerbit. Brajtoni fitoi penallti edhe në fraksionin e dytë, me Jooa Pedro që e dërgoi topin në fundin e rrjetës në minutën e 76’. Totenhami provoi të reagojë, me Veliz që shënoi golin e parë për “Spurs” në minutën e 81’, teksa Dejvis realizoi golin e dytë për skuadrën e Postecoglou në minutën e 86’.
Në fund takimi u mbyll me rezultatin 4-2, me Brajtonin që renditet në vend të tetë me 30 pikë, teksa Tottenham në vend të pestë me 36 pikë.