VIDEO / Uzuni humb penaltinë, Granada mundet nga Getafe
Myrto Uzuni ka qenë protagonist në ndeshjen e të hënës mes Getafes dhe Grandës, por jo siç do të kishte dashur sulmuesi i Kombëtares shqiptare. Ai ka humbur penallti në disfatën 2-0 që skuadra e tij pësoi në transfertë. Getafë shënoi dy herë me anë të Grinud dhe Majoral në pjesën e parë të takimit, ndërsa në fillimin e të dytës, ishte Uzuni ai që kishte mundësinë e artë që të shkurtonte diferencën pasi ekipi i tij fitoi një penallti.
Por në goditjen nga pika e bardhë sulmuesi i u tregua i pasaktë, duke goditur shtyllën për të humbur këtë mundësinë për të rihapur ndeshjen.
Pas kësaj disfatë, Granada mbetet në vendin e parafundit në renditje me 11 pikë në 22 ndeshje dhe rrezikon seriozisht rënien nga La Liga në fund të edicionit.