VIDEO / Van Nistellroj vazhdon me suksese, tani me Lester Sitin
Rud Van Nisterloj e filloi mbretërimin e tij si trajner i Lester Sitit me tre pikë në Premier Ligë, pasi skuadra e tij e re mundi Uest Hamin me rezulatin 3-1 në stadiumin “King Pauer”.
Si për ironi të fatit Van Nisterloj drejtoi Man. Junajtedin pak javë më parë në duelin ndaj Lesterit, ku fitoi me rezultatin 3-0 në ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë si trajner, teksa tashmë edhe aventura e tij me skuadrën e re, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshëm.
Golat e Vardit, El Khanous dhe Daka, i siguruan 3 pikë të arta skuadrës së Van Nisterlloit, ndërkohë që golin e nderit për Uest Ham e shënoi Fyllkryg në minutën e 93-të.