(VIDEO) Veseli mohon akuzat e Elmazit: Kam refuzuar të gjitha ofertat e VLEN-it, si para dhe pas zgjedhjeve
Ish kryetari i Komunës së Sarajit, Iljas Veseli i është përgjigjur akuzave që mbrëmë në emisionin, “Debat në Shenja” në adresë të tij, i lëshoi kreu aktual i Sarajit, Muhamed Elmazi, se Veseli ka tradhëtuar koalicionin AKI dhe në zgjedhjet lokale ka votuar për VLEN-in dhe për më tepër është takuar edhe krerët e koalicionit.
Sipas Veselit, të gjithë këto akuza që tani po dalin në pah kanë për qëllim diskreditimin e tij, pasi është ai që ka refuzuar të gjitha ofertat e VLEN-it si para dhe pas zgjedhjeve lokale dhe ka vendosur të qëndroj besnik partisë dhe koalicionit.
Veseli thotë se VLEN i ka ofruar pozita udhëheqëse si në nivel lokal po edhe atë qendror me të vetmin qëllim, kalimin në radhët e tyre.
ILJAS VESELI – ISH KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT
Nëse dëshirojnë të jenë të sinqertë deri në fund është mirë që t’i tregojnë të gjitha ofertat që janë dhënë, dmth, flasim për periudhën para zgjedhore, kur nga ana e tyre unë kam pasur oferta maksimale, dmth, e potencoj, oferta maksimale, duke filluar nga poste në nivel lokal, po ashtu edhe shumë e shumë çështje të tjera për të cilat për të cilat nuk dëshiroj që ta ul, nivelin e bisedave dmth nivelin e kësaj teme. E njejta ka vazhduar edhe pas zgjedhjeve lokale, për hirë të së vërtetës, ofertat nuk kanë qenë vetëm për mua, por për të gjithë këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim.
Për më tepër, Veseli tha se Elmazi ka fituar në vendvotimin ku voton familja Veseli, për shkak të marrëveshjeve dhe premtimeve që ua ka dhënë komunitetit boshnjak që i takojnë VMRO-DPMNE-së në Lubin.
Ky reagim i Vejselit vjen si rrjedhojë e akuzave të Muhamed Elmazit, i cili mbrëmë gjatë emisionit, pohoi se ka dalë fitues zbuloi data dhe sipas tij, takime të fshehta të ish kryetarit Vejseli, i cili sipas kreut aktual, ka kërkuar me ngulm kalimin në koalicionin VLEN.
MUHAMED ELMAZI – KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT
Me 17 korrik në ora 16:00 me kë u ka takuar zotëriu në fjalë, në komunën e Çairit. Me kë u takua zotëri Veseli në Ferizaj në restorant Bujana. Kë e ftoi në shtëpinë e tij në Çair zotëri Veseli, 3 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe kujt i premtoi se do të jetë pjesë e shumicës aktuale. Zotëri Veseli ka votu Muhamed Elmazin, në zgjedhjet e fundit. Premtim i zotëri Veselit ka qenë, më ka marrë në telefon, dhe më ka premtuar që do të më votojë mua.
Të gjithë këto polemika mes ish dhe kreut aktual të Sarajit vijnë pasi pas zgjedhjeve lokale, Veseli u zgjodh kryetar këshilli, ndërkaq para pak javësh i njëjti u shkarkua dhe këshillin e rimori VLEN, pasi AKI-në, e braktisi një nga këshilltarët që i takon ASH-së së Ziadin Selës.
Mevludin Imeri /SHENJA/