Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) VLEN: Ansambli i Tetovës nuk do të mbyllet, do të forcohet
Maqedoni

(VIDEO) VLEN: Ansambli i Tetovës nuk do të mbyllet, do të forcohet

April 23, 2026

AA

Vlen informoi se  Ansambli Muzikor i Tetovës nuk rrezikon të mbyllet, por siç thonë ata, po forcohet. VLEN sqaron se po punohet në kompletimin e dokumentacionit për funksionalizimin e plotë të këtij institucioni, përfshirë edhe punësimin e rreth 20 artistëve në fazën e parë.

VLEN

“Ky është një hap I rëndësishëm drejt jetësimit të plotë të këtij institucioni dhe një dëshmi e qartë e përkushtimit për zhvillimin e kulturës shqiptare”.

Debati për mbylljen ose fuzionimin e ansamblit të Tetovës në Pallatin e Kulturës nisi pas publikimit të Draft-strategjisë për kulturën 2026–2030, së bashku me Planin e Veprimit. Në dokumentin strategjik përfshihen analiza të gjendjes në fushën e kulturës për periudhën 2019–2024.  Ansambli i Tetovës përmendet në seksionin 2.1.6. “Veprimtaria muzikore dhe muzikore-skenike’.   Në dokument thuhet se në vitin 2023 u themelua Ansambli Muzikor – Tetovë i cili ka kapacitete të kufizuara hapësinore për veprim, me dy të punësuar.

Drejtori i ansamblit, Blerim Qamili për TV Shenja para një jave deklaroi se bllokadat ndaj këtij institucioni kanë filluar tashmë disa vite, duke i pamundësuar, punësimin e kuadrit të nevojshëm.  Për më tepër, Qamili deklaroi se për vite me rradhë, ministria nuk i është përgjigjur ansamblit, kur ata janë interesuar për punësimet që u takojnë. Qamili njoftoi se aktualisht ata janë duke funksionuar si organizatë dhe janë duke aplikuar  nëpër projekte të ndryshme që të mbijetojnë. VLEN në ndërkohë thekson se mbeten të  vendosur që të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve kulturore shqiptare, përmes mbështetjes konkrete për artistët, krijuesit dhe trashëgiminë tonë kulturore.

/SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15497
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin

Nju Jork Tajms, raporton detaje të turit diplomatik të emisarëve të presidentit Donald Trump në Abu Dabi, Kremlin dhe Dublin.

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.