(VIDEO) VLEN dhe BDI përplasen verbalisht për ligjin e ri për përfaqësim adekuat
Koalicioni shqiptar qeverisës vazhdon të këmbëngul se me ligjin e ri për përfaqësim adekuat dhe të drejtë, shqiptarët nuk janë më vegël, por janë ligj. VLEN thekson se për gati 25 vjet, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është përdorur për propagandë e për mashtrim politik dhe është përmendur sa herë kanë pasur nevojë për vota, por kur ka ardhur momenti për ta zgjidhur me ligj, janë strukur.
MARKETING

Granit Osmani, VLEN
“Tash kjo çështje ka adresë. Ka përgjegjës. Ky ligj sjell edhe një ndryshim tjetër shumë të madh. Nuk do të ketë më vetëdeklarime të rreme dhe mashtrime në kurriz të shqiptarëve. Do të ketë metodologji të bazuar në të dhëna reale. Pra, nuk do të ketë më hile. Nuk do të ketë më mashtrim me numra. Nuk do të ketë më lojëra prapa dere. Brenda gjashtë muajve, i gjithë legjislacioni duhet të harmonizohet me këtë ligj”.
Ndërkohë nga BDI i kundërpërgjigjen se propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga Karakamisheva dhe i përkrahur me bujë nga VLEN, nuk është arritje, por është regres brutal.
BDI
“Propozim që po qarkullon në media:
• nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë;
• nuk parasheh obligim për institucionet që t’i identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit;
• nuk parasheh dispozita sanksionuese”
Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që duhet të zëvendësoj mekanizmin e balancuesit, që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, ka kaluar në Qeveri. Tani propozim-ligji, duhet të dorëzohet në Kuvend, për votim.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/