Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) VLEN: Talat Xhaferi e vulosi “tradhtinë” e provimit të jurisprudencës
Maqedoni

(VIDEO) VLEN: Talat Xhaferi e vulosi “tradhtinë” e provimit të jurisprudencës

April 18, 2026

AA

Në vend që të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, partitë shqiptare nga të dy krahët po përplasen mes vete për çështjen e provimit të jurisprudencës, i cili ende nuk mbahet në gjuhën shqipe. Nga koalicioni VLEN kanë reaguar, duke publikuar një dokument të datës 27 gusht 2019, të nënshkruar nga Talat Xhaferi atë kohë kryetar i Kuvendit, të cilin e cilësojnë si dëshmi të “neglizhencës dhe tradhtisë politike” në lidhje me çështjen e provimit të jurisprudencës dhe përdorimit të gjuhës shqipe. Sipas VLEN-it, në periudhën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, atëherë kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk ka kërkuar harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat për gjuhën shqipe. Në deklaratë thuhet se ligji është shpallur i pranueshëm pa u garantuar përdorimi i gjuhës shqipe në këtë provim.

VLEN

“BDI, që për më shumë se 20 vjet ka pasur pesë ministra të Drejtësisë nga radhët e saj, nuk e zgjidhi kurrë këtë problem. Sot, ata derdhin lot krokodili dhe dalin në mbrojtje, por dokumentet flasin qartë: ky problem mban vulën e Talat Xhaferit dhe të politikës së tyre”.

Koalicioni gjithashtu kritikon faktin se ligji është miratuar me mekanizmin e Badenterit, me mbështetjen edhe të deputetëve shqiptarë të asaj kohe, të cilët sipas tyre nuk kanë insistuar që provimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. VLEN vlerëson se kjo ka sjellë pasoja për studentët shqiptarë. Në fund të deklaratës, VLEN thekson se angazhohet që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar gjuhën si çështje dinjiteti dhe drejtësie.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i

November 12, 2026
Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat

November 12, 2026
Kosovë

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete

November 12, 2026
Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj

November 11, 2026
Kosovë

Beteja e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i

November 11, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5149
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15456
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet

Nga sot deri të shtunën, Ohri do të jetë nikoqir i Takimit të 4-t Vjetor të Forumit Ballkanik të Gjykatave

Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar një takim me përfaqësues të

Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet

Kryetari i Forumit për Ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të jetë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.